Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se sot asnjë rast nuk ka rezultuar me koronavirus pas testimit të dytë.
Këtë IKSHPK-ja, e ka bërë përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Sinjali.
“SONTE ASNJË RAST ME COVID-19 NË TESTIMIN E DYTË! Sot më 02.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 118 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2. Rasti pozitiv është rast kontakti me vendbanim në Korishë Prizren. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Institutit.
Në Kosovë aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 126, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht është raportuar se dhjetë persona janë shëruar./Gazeta Sinjali/