image IKSHPK apelon tek qytetarët pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus

Shëndetësi

IKSHPK apelon tek qytetarët pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka publikuar rastet e fundit me koronavirus, ku janë regjistruar edhe 73 raste të reja, ndërkaq janë shëruar 63 nga COVID-19.

Instituti ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet dhe vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që të parandalohet përhpaja e koronavirusit.

“Bartja e maskave mbetet obligative, apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, ka shkruar IKSHPK.

Më tutje, Instituti ka përmendur edhe normalitetin e ri, që sipas tyre, ky normalitet tregon ndryshimin e sjelljes për të mirë, duke mbajtur higjienën./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2870313389763313?xts%5B0%5D=68.ARB3VzNFr8DVu8oZpaTgfdl10KJAU4yAaCTwixTytlXBRXuqmtynrCTmBmKLv20Cw6kubfCEnDD9ENrpiivBn-37JYt5JvvW8-YQDwgXFrlUO3I8e4aMFSyfwInrHypojjc7i3P3ZnVQ8qZKlnlv7BaWFClFiRsgdrtwCOizq5O3X-qryojQiDzu7fbsYo4GESf_OZxxkSpmoEa6P3FqQQkegcxkdxJ3uAQVVkms1oo57MmoguLBG1OvogwT5uuBSCgFUaaIGF5D_amuqzqZpxItN0yZnfKbPkxeFXRQj4SL9rIrraIebRCxhUmw2lqP3LKnFcB6Cjzfp7v4iG2_LQ&tn=-R