Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) përmes një postimi në rrjetin social Facebook iu është drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe bashkatdhetarëve duke kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin rekomandimet e institucioneve, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit në vend.
IKSHPK veçmas kërkon
nga bashkadhetarët tanë, të cilët këtyre ditëve kanë ardhur në Kosovë, që të
qëndrojnë në familjet e tyre dhe se e kanë obligim të detyruar të qëndrojnë 14
ditë të vetë-karantinuar.
“Nëse keni ardhur tashmë në Atdhe, ju lutem qëndroni në vetë-karantinë dhe bëni
gjestin patriotik: përmbajuni rregullave të vetë-karantinës!”, thuhet në apelin
e IKSHPK.
Ndrësa për bashkëatdhetarët që kanë në plan të vizitojnë Kosovën dhe familjarët e tyre këtu, IKSHPK u bën thirrje që ta shtyejnë vizitën deri në kalimin e kësaj situate.
“Ju lutem që ta shtyeni vizitën në atdhe deri në kalimin e kësaj situate! Kësaj radhe do të na ndihmoni nëse qëndroni atje ku jeni”, thuhet tutje në postim./GazetaSinjali/