Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pas dyshimeve për kontaminimin e ujit në një pjesë të ujësjellësit të Komunës së Rahovecit, të menaxhur nga KRU “Radoniqi”, ka marrë mostrat e ujit, ku sipas hulumtimeve të para rezulton se uji është kontaminuar për shkak të kyqjeve ilegale të qytetarëve me puset e ujitjes, andaj kjo paraqet rrezik të madh për shpërthim hidrik me përmasa të paparashikuara në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve.
Instituti thotë se pos kontrollit të rregullt dhe monitorimit të ujit për pije, më datë 19 shtator ka dalë në terren dhe ka marrë menjëherë mostrat e ujit të cilat po analizohen në laboratoret e IKSHPK dhe posa të kemi rezultatet e para do të njoftojmë opinionin me kohë.
Sipas hulumtimeve të para rezulton se uji është kontaminuar për shkak të kyqjeve ilegale të qytetarëve me puset e ujitjes andaj apelojmë që kjo paraqet rrezik të madh për shpërthim hidrik me përmasa të paparashikuara në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve.
“Në pritje të analizave dhe gjendjes aktuale, Instituti Kombëtar rekomandon KRU “Radoniqi” të sa më shpejtë të normalizojë prodhimin e ujit në komunën e Rahovecit dhe të vazhdojë kontrollin e ujit të pijes në tërë territorin e Gjakovës dhe të përforcojë kontrollin. Kompania duhet rregullisht të dezinfektojë ujin, ta ngritë vigjilencën dhe mbrojtën për siguri të resursit të ujit sipas Ligjeve dhe rregulloreve të MMPH. Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgaditje të ushqimit. IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale duke ofruar mështetje profesionale dhe bashkëpunim në vazhdimësi me KRU “Radoniqi”. Me këto rekomandime kemi parandaluar ndonjë shpërthim eventual hidrik me përmasa të pakontrolluara”, thuhet në njoftimin e institutit.
Situata epidemiologjike dhe sanitacioni, sipas institutit, janë në kontroll të vazhduar nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja.