Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik para pak minutash në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një fotografi ku përçon mesazh për bartjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e higjienës.
IKSHPK edhe më tutje vazhdon t’i udhëzojë qytetarët që t’i respektojnë këto tri rregullat të rekomanduara edhe nga OBSH.
Ndërkaq në apelin e vazhdueshëm të Institutit, udhëzohen edhe inspektoratet sanitare dhe ato komunale që të zbatojnë patjetër Ligjin për pandeminë duke u mbështetur në manualin për COVID-19 të krijuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Rritja e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ka bërë që Qeveria Hoti të ndërmarrë masa preventive kufizuese, ku nga ora 21:00 deri në orën 05:00 nuk lejohet lëvizja e lirë në disa qytete të Kosovës.
Në të gjithë vendin, gastronomia mbyllet në orën 21:00, si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19.
Me paralajmërim të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, të gjitha lokalet e gastronomisë sot do të mbyllen në orën 12:00 ku kanë inicuar një akson simbolik dhe do të zhvillohet para institucioneve qendrore në Prishtinë, të cilave do t’ua dhurojnë një çelës.
Ky aksion simbolik i gastronomëve bëhet si kërkesë që lokalet të mos mbyllen në orën 21:00./ Gazeta Sinjali/