image IKSHP-ja kërkon të mos qëndrojnë në grumbullime, ETC-ja sot bllokohet nga qytetarët për të blerë miell

Sinjalizim/ IKSHP-ja kërkon të mos qëndrojnë në grumbullime, ETC-ja sot bllokohet nga qytetarët për të blerë miell

news image

Derisa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos qëndrojnë grumbull askund, ETC-ja sot në Gjakovë është mbushur me plotë qytetarë.

Në fotografinë e dërguar nga një sinjalizues, shihen qytetarët grumbull teksa presin në rend për të blerë miell.

Ministri i Bujqësisë në Kosovës, Besian Mustafa në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka miell dhe grurë të mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për panik.

Deri tani në Kosovë janë shënuar gjithsej 35 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/