Sipas një ankete të Iniciativës Kosovare për Stabilitet (IKS), 30 % e grave të anketuara janë deklaruar se janë përballur me ngacmime seksuale në vendin e punës, ndërsa vetëm 18% prej tyre e kanë raportuar ngacmimin seksual, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e kësaj dukurie, sipas IKS-it, gratë hezitojnë të punësohen në sektorin privat. 26% e grave të anketuara kanë deklaruar se punojnë vetëm në kompani të cilat i njohin, ose kanë lidhje familjare me pronarët.
Siguria në vendin e punës është e drejtë fundamentale e çdo njeriu.