Lulzim Basha ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e kryetarit të PD-së pasditen e së hënës para grupit parlamentar të deputetëve, anëtarëve të kryesisë dhe krerëve të degëve.
Basha tha se bënë këtë hap pas për të bashkuar partinë, raporton abcnews.al.
“I vetëdijshëm për peshën që mora me vete jap dorëheqjen. E bëjë këtë hap pas për t’i hapur rrugën bashkimit të partisë”, tha Basha.
Kjo është fjala e plotë e Lulzim Bashës pas dorëheqjes:
Korrupsionit i është mbivendour një luftë e brendshme. Unë personalisht investova gjithçka për një zgjidhje që do t’i shërbente PD. Sot nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur dhe si ka ndiodhur kush kishte të drejtë e gabim sepse do e qartësojë koha. Përpjekja ime për të mbajtur PD-në të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shumë dekomratë u përballëm me shumë sulme dhe si rezultat Pd sot po përjeton një krizë të thellë.
Kam vendosur të hedh një hap pas. Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale po një nxitje më shumë që PD ta bëjmë të gjithë bashkë. Dua t’i them kujtdo që Pd duhet të shohë drejt të ardhmen që jam dhe do jem i angazhuar krah jush.
Nuk do të lodhem kurrë për të shprehur mirënjohjen dhe me vendosshmëri të bëjmë gjithçka. Kjo do të thotë se kjo do të vazhdoj pa reshtur e pa lëkundur duke u përpjekur me mish e me shpirt për ringritjen e PD.
Jam i bindur se ka nevojë të nisë sa më parë një analizë për bashkim parimor dhe ripërtëritje. Një proces i lirë nga baza i të gjithë lidershipit.
Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm.
Ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize dhe përbashkimi parimor më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD.
Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm, nga fushatat dhe gjuha denigruese, nga e cila dëmtohet PD dhe Shqipëria dhe përfiton vetëm Edi Rama dhe klika e tij.
Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike në korrik të vitit 2013.
Lëkundjet në Partinë Demokratike filluan vitin e kaluar kur Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së dhe nga vetë partia ish-kreun e partisë, ish-kryeministrin Sali Berisha, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për ta shpallur Berishën person të padëshiruar (person non grata) për shkak të akuzave për korrupsion.
Berisha e kontestoi vendimin e Bashës dhe si përgjigje nisi një fushatë për ta rimarrë kreun e PD-së, duke e sfiduar hapur Bashën dhe përkrahësit e tij.