image Igor Simiq - Deputeti i Kosovës që lyp vota për Vuçiqin në Serbi

Politikë

Igor Simiq – Deputeti i Kosovës që lyp vota për Vuçiqin në Serbi

news image

Igor Simiq është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, mirëpo ai luan rol të rëndësishëm në Serbi përkrah presidentit rus, Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai zyrtarisht ka filluar të kërkojë vota për Vuçiqin për zgjedhjet që do të mbahen më 3 prill.

Deputeti i “Listës Serbe” gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë në një debat televiziv duke u prezantuar si pjesëtar i listës së presidentit serb, “Së bashku mund të bëjmë gjithçka”.

“Keni pasur rastin të dëgjoni se duan t’ju mashtrojnë dhe t’ju marrin votën duke sulmuar Aleksandar Vuçiqin në një kohë kur Albin Kurti po përpiqet të provokojë luftë”, tha Simiq në RTS.

Ai ka ripërsëritur pretendimet e presidentit të Serbisë se në mëngjes është planifikuar “dëbimi i policëve serbë” gjersa më pas u largua nga debati.

/GazetaSinjali/