Interesimi për transferimin e Vedat Muriqit siç duket nuk ka të ndalur, kësaj radhe për futbollistin kosovar interesim mjaftë serioz ka shfaqur edhe skuadra italiane Lazio, në të cilën drejtor sportiv është shqiptari Igli Tare.
Sipas “Futbolarena”, Lazio po e dëshiron në skuadër Vedat Muriqin, ku sipas tyre ky transferim po shihet i mundshëm, shkaku i gjendjes financiare të Fenerbahces, transmeton Gazeta Sinjali.
E gjitha çfarë nevojitet që ky transferim të bëhet i mundshëm po besohet se është një ofertë e mirë nga klubi Italian.
Për Muriqin interesim kanë shprehur edhe disa skuadra të tjera, siç është gjiganti anglez Tottenham.
Muriqi në këtë sezon bëri 28 paraqitje me skuadrën e Fenerbahces, andaj edhe arriti të shënoj 15 gola e të bëjë 6 asistime.
Vedat Muriqi ka kontratë me skuadrën turke deri në vitin 2023.
/Gazeta Sinjali/.