Idris Elba e ka paralajmëruar një bashkëpunim të radhës me rep artisten, Megan Thee Stallion.
Në një intervistë për emisionin “The All-New Capital weekender” në radiostacionin “CapitalFM”, aktori dhe DJ i njohur britanik tha se gjatë pandemisë ka punuar shumë rreth realizimit të disa këngëve të reja, përfshirë këtu bashkëpunimet me artistë të tillë si Megan Thee Stallion, Davido dhe Franky Wah.
“Gjatë kësaj kohe që nuk kam angazhime muzikore me mbrëmje të ndryshme, jam munduar të fokusohem në krijimin e projekteve të reja muzikore. Prandaj kam arritur t’i incizoj disa këngë shumë cool të cilat mezi pres t’i lansojë. Nuk dua të zbuloj shumë detaje, por e kam një këngë fantastike me reperen Megan Thee Stallion dhe këngëtarin Davido, e cila do të publikohet shumë shpejtë”, tha Elba.
Gjatë kësaj interviste, Elba po ashtu tha se do të dëshironte të bashkëpunojë me yllin amerikan të muzikës pop, Taylor Swift.
Në fillim të këtij viti, Idris Elba e lansoi këngën “Gospel 21”, të cilën e kishte shkruar në natën e Vitit të Ri. /Gazeta Sinjali/