image Identifikohen viktima të reja - Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për 18 të dyshuarit për fajde në Pejë

Drejtësi

Identifikohen viktima të reja – Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për 18 të dyshuarit për fajde në Pejë

news image

Prokuroria Themelore në Pejë po kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, ndaj 18 të dyshuarve për fajde, shumica prej të cilëve u arrestuan në aksionin e 22 shkurtit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se kërkesa e Prokurorisë arsyetohet me fazën e hetimeve, veprat penale për të cilat dyshohen, provat e siguruara deri më tani dhe meqë ende asnjë nga dëshmitarët dhe të dyshuarit nuk janë dëgjuar.

Vazhdimi i masës së paraburgimit është bërë për të dyshuarit: Valon Kastrati, Kismet Krasniqi, Isa Camaj, Sokol Dembogaj, Enver Dreshaj, Driton Podrimçaku, Fadil Zhabollaj, Tafil Alimusaj, Astrit Grabovci, Petrit Kastrati, Alush Bajraktraj, Labinot Elshani, Shaip Mehmetaj, Orhan Lukaj, Sylë Jusaj, Gzim Imeri, Astrit Kastrati dhe Besnik Mehmetaj.

Sipas Prokurorisë, të njëjtit dyshohen se ia kanë kanosur seriozisht viktimat (emra të njohur për redaksinë), duke ia shkatërruar objektin ku kanë zhvilluar biznesin.

Lidhur me këtë rast, burimet e Sinjalit bëjnë me dije se janë identifikuar edhe viktima të reja, që kanë rënë pre e të dyshuarve.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për aksionin e Prokurorisë, detajet e të cilit i gjeni në linqet e mëposhtme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/