image Detaje të reja - Vetura që u sekuestrua gjatë aksionit kundër fajdes në Pejë

Siguri

Detaje të reja – Vetura që u sekuestrua gjatë aksionit kundër fajdes në Pejë

news image

Gazeta Sinjali sot publikoi ekskluzivisht emrat e personave të arrestuar gjatë aksionit kundër fajdes që u zhvillua nga Prokuroria Themelore në Pejës, në koordinim me Policinë e Kosovës. Ky aksion rezultoi me arrestimin e 15 personave.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se përveç arrestimit të 15 të dyshuarve, gjatë këtij aksioni u sekuestruan dy armë dhe vetura e njërit nga të dyshuarit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se njëri nga të dyshuarit është arrestuar bashkë me djalin e tij, i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje, që më pas është liruar. I dyshuari që u kap bashkë me djalin e tij është Driton Podrimçaku.

Emrat e 14 të arrestuarve për fajde:

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me këtë aksion. 

Konferenca e paraparë do të mbahet nga ora 15:00, në objektin e Prokurorisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/