image Ia vendosën parcelën në aplikacion për subvencione/Detajet që çuan drejt arrestimit zyrtarin dhe fermerin në Gjilan

Siguri

Ia vendosën parcelën në aplikacion për subvencione/Detajet që çuan drejt arrestimit zyrtarin dhe fermerin në Gjilan

news image

Gazeta Sinjali mëngjesin e sotëm raportoi për një keqpërdorim me subvencione në bujqësi që ka ndodhur në Komunën e Gjilanit. Aksioni “Subvencioni 2021” ende po vazhdon.

I dyshuari Z.P. i lindur më 20.02.1967 serb nga Kosova dhe B.T i lindur më 09.04.1982, po ashtu serb i Kosovës, janë ndaluar pasi keqpërdorën pozitën zyrtare.

Dje, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit-Gjilan, pas një ankese të paraqitur nga ankuesi V. S., kundër të dyshuarve të lartshënuar, të cilët dyshohet në bashkëveprim me njëri-tjetrin, pa dijeninë dhe pa autorizimin e tij ia kanë vendosur parcelën e tij, në aplikacionin për subvencione të të dyshuarit B.T, njofton Gazeta Sinjali.

Me këtë rast, pas marrjes së veprimeve procedurale/hetimore dy të dyshuarit, Z. P. zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në Gjilan dhe B. T. fermer nga fshati Ponesh-Gjilan, janë shoqëruar në zyrat e NJHRKEK-Gjilan, të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës lidhur me dyshimet për veprat penale të sipërcekura.

I dyshuari/fermeri B.T., me rastin e aplikimit për subvencione (grurë), ia ka paraqitur organit kompetent (Drejtorisë së Bujqësisë) të dhëna të pasakta dhe jo të plota, e që është kusht për aprovimin/vazhdimin e subvencionit nga Ministria e Bujqësisë. I dyshuari zyrtari i Drejtorisë së Bujqësisë-Gjilan, Z.P, i cili ka qenë i angazhuar në shqyrtimin e dosjes së të dyshuarit B.T., ka pranuar dosjen/aplikacionin e fermerit pa i plotësuar kriteret e përcaktuara për subvencione Pas intervistimit me Aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalohen për 48 orë”, njofton Gjykata.

 /Gazeta Sinjali/