image Mashtrim me subvencione në bujqësi/Përfundojnë në pranga një zyrtar e një fermer në Gjilan - Sinjali

Mashtrim me subvencione në bujqësi/Përfundojnë në pranga një zyrtar e një fermer në Gjilan

news image

Një keqpërdorim me subvencione në bujqësi ka ndodhur së fundmi në Komunën e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh prej burimeve se në këtë mashtrim është përfshirë një zyrtar dhe një fermer.

Ndaj tyre, është iniciuar vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mashtrim me subvencione”.

Gjithçka ndodhi këto ditë në fshatin Ponesh të Gjilanit.

Burimet i kanë treguar Gazetës Sinjali se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serbë të Kosovës, njëri zyrtar në drejtorinë e bujqësisë në Gjilan dhe tjetri fermer nga fshati Ponesh.

Të dy në bashkëveprim me njëri-tjetrin, kishin vendosur në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellur me grurë pa dëshirën e viktimës mashkull serb.

Dy të dyshuarit, siç mëson Sinjali, pas intervistimit me vendim të Prokurorit janë dërguar në mbajtje.  /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin