Një person në Prishtinë dyshohet se ia ka vënë zjarrin katit të parë të shtëpisë së tij, dje në orët e mbrëmjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, i njëjti është arrestuar dhe dyshohet se ka probleme psikike.
Rastin e ka raportuar në Polici një person, i cili kishte intervenuar në momentin që i dyshuari ia kishte vënë zjarrin shtëpisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.