image "Ia q***** p****..."/ Gruaja e moshuar shan keq Kurtin: 'Kuta' e bani lamë, krejt Kosova po e shan

Sociale

“Ia q***** p****…”/ Gruaja e moshuar shan keq Kurtin: ‘Kuta’ e bani lamë, krejt Kosova po e shan

news image

Një grua e moshuar nga bjeshkët e Rugovës, është shprehur në mënyrë eksplicite lidhur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin e quan ‘Kuta’, raporton Gazeta Sinjali.

Në kritika e sipër për ikjen e të rinjve nga vendi, e moshuara ka eskaluar në gjuhë ofenduese, duke e sharë me fjalë tejet banale kryeministrin Kurti.

“Tanë rinia ikën e dolën i lanë prindë, i lanë pleqtë nëpër dome, i lanë pleqtë nëpër shpija të thata. Tana qeto që i lanë qështu, Albin Kuta ua boni. Kuta, nuk është Albin Kurti. Eee Albin Kurti e bani lamë qështu Kosovën. Pasha Zotin mesazhe, mazi për ta se krejt Kosova po e shanë. Pasha Zotin shaj, s’ma ninë. Ha ja qifsha p***** e samës atje ku është” – tha zonja në moshë në emisionin Kojshia Show.

‘Mesazhin’ e saj mund ta ndiqni në minutën 05:00 të videos.

Ndryshe, në vitin 2021 nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë persona. Ndërsa këtë vit, siç ka theksuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në vitin 2022 janë larguar 49 mijë persona.

/GazetaSinjali/