Momente të sikletshme gjatë shfaqjes televizive “Kuaforum Sensin”, një program turk në të cilin disa parukierë profesionistë duhet të sfidojnë njeri-tjetrin për të fituar një çmim.
Njëri prej tyre, Bilal Agin preu flokët e modeles Ilayda për të mbështetur projektin “Lejo që flokët e mi të jenë flokët e tu”, i cili ka të bëjë me njerëzit që kanë fituar betejën e tyre kundër kancerit.
Vajza sic e shihni dhe në video ndryshoi shprehjen kur kuptoi që parukieri ia kishte prerë asaj flokët më shumë seç kishin rënë dakord para nisjes së emisionit. Në fillim ajo u habit, pastaj nisi të qajë dhe më pas braktis studion.