image Ia mori me detyrim 118 mijë franga një personi, policia prangos një qytetar në Gjilan

Drejtësi

Ia mori me detyrim 118 mijë franga një personi, policia prangos një qytetar në Gjilan

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, mbrëmë rreth orës 23:20 në Gjilan, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Detyrim”, raporton Gazeta Sinjali.

I arrestuari dyshohet se e ka detyruar një person që t’ia japë 118 mijë franga zvicerane, me arsyetimin se ia ka paguar disa borxhe që ai ua kishte disa punëtorëve.

Policia njofton se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/