Një 29-vjeçar është zhdukur më 5 shtator në lagjen Malësia në Kamenicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin në Polici e ka raportuar babai i tij, i cili ka njoftuar se djali i tij ka marrë veturën e vëllait dhe 510 euro që kanë qenë brenda veturës.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan, ku kanë njoftuar se 29-vjeçari ka dalë nga shtëpia rreth orës 21:00 dhe nuk është kthyer më.
“Më datën e lartëcekur ankuesi H.K., është paraqitur në stacionin policor në Kamenicë dhe ka deklaruar se djali i tij Sh.K., 29 vjeçar ka dalë nga shtëpia më datën 05-09-2020 dhe nuk është kthyer deri më sot. Ankuesi po ashtu ka njoftuar se djali i tij ka marrë veturën e tipit Jetta, ngjyrë e kaltër, pronë e vëllait të tij, tabelat nuk i din si dhe një shume të të hollave, 510 euro që kanë qenë të vendosura në fiokun e veturës. Sipas ankuesit ai nuk e din se çka ka pasur të veshur djali i tij dhe se është i gjatë mesatar, rreth 80kg, flokët kafe. Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurorja H.J., cila ka urdhëruar të hapet rasti “Person i Zhdukur dhe t’i referohet njësisë se hetimeve”, ka thënë ky burim.