Fituesi i Big Brother VIP Albania 2 njëherit këngëtari i njohur nuk po mundet ta shijoj famën e madhe që e mori nga ky format.
Atij sërish i është mbyllur llogaria në rrjetin social “Instagram”, teksa lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e tij, moderatorja Kiara Tito.
Përmes një postimi në ‘Instastory’ ajo tha se në vend fusin gjithmonë hundët në punën e tjetrit.
“Nuk fitoni ndonjë gjë, sa herë do tentoni ta mbyllni, aq here do rihapet”.
Teksa, nga ana tjetër Luizi deklaroi se e ka rikthyer faqen dhe se “personat janë identifikuar, kjo do të jetë herë e fundit që ndodh kjo. Për të gjithë informacionet tjera drejtohuni në Prokurori”.