image "Ia huq" Zemaj, ngatërron numrin e rasteve të reja me koronavirus

Shëndetësi

“Ia huq” Zemaj, ngatërron numrin e rasteve të reja me koronavirus

news image

Pak minuta para se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të publikojë bilancin e fundit të koronavirusit në vend, një gjë të tillë e bëri ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Por, siç duket nga ngutësia ministri ka ngatërruar numrin e rasteve të reja me koronavirus.

Në postimin e tij thuhet se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë infektuar edhe 52 persona me koronavirus, por një gjë e tillë u hodh poshtë nga IKSHPK-ja, në raportimin e së cilës konfirmohet se janë edhe 53 raste të reja.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 544 mostra të marra nga ShSKUK-së dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 53 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, në të cilin janë treguar edhe fshatrat nga të cilat janë të infektuarit./Gazeta Sinjali/