Një person ka raportuar në polici se mbrëmë dikush ia ka vënë zjarrin eskavatorit me të cilin ai po punonte në një pyll në fshatin Shalë të Lipjanit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali merr vesh që pronari i eskavatorit u ka thënë hetuesve policorë se vlera e këtij mjeti është rreth 100 mijë euro.
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë i kanë thënë Sinjali se për këtë rast është intervistuar një person i dyshuar.
Prokurori ka urdhëruar që rasti i iniciuar si “Zjarrvënie” të shkojë në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/