Një burrë ka vendosur të bëhet për një ditë polic dhe të arrestojë njeriun që e mashtroi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gerakas në Greqi.
Sikundër dhe mund të shikoni, fotot e marra nga astinomiko.gr tregojnë arrestimin e burrit, i cili dyshohet se i kishte premtuar se do ti shiste një veturë për 20,000 euro.
Blerësi i ardhshëm e kuptoi që diçka nuk ishte në rregull dhe se ai po rrezikonte paratë e tij për një makinë që nuk do ta shihte kurrë. E megjithatë ai nuk i kurseu paratë.
Shitësi i rremë kishte me vete një bashkëpunëtor të panjohur, të cilit ia dha paratë. Ai u zhduk por viktima e mashtruar arriti të bllokojë shitësin.
“Kishte pasur telefona, biseda, takime për të parë makinën që do të blinte por gjithnjë kishte një pengesë në minutën e fundit. Përfundimisht, blerësi i ardhshëm u takua me shitësin në një rrugë në Gerakas për të paguar dhe marrë makinën që nuk ekzistonte. Kur e kuptoi që ishte viktimë mashtrimi, ai arriti ta ndalonte shitësin dhe t’ia lidhte njërën dorën në kangjellat e një gardhi metalik në anë të rrugës” raportojnë mediat. Burri më pas njoftoi policinë e cila vuri në pranga mashtruesin.