image I vodhën para sirianit nën kërcënimin e thikës, arrestohen tre të dyshuar

Siguri

I vodhën para sirianit nën kërcënimin e thikës, arrestohen tre të dyshuar

news image

Janë arrestuar tre persona në Mitrovicë, pasi që të njëjtit dyshohen se nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 50 euro një shtetasi sirian, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Mitrovicë. Ndërsa me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i PK-së:

GRABITJE

Mitrovicë 10.09.2020 – 18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer rastin grabitje ndaj personit Mashkull Sirian nga i cili nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 50 euro. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/