Gjatë ditës së sotme, përkrahësit e presidentit amerikan, Donald Trump, kanë sulmuar ndërtesën e Senatit, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas këtyre ngjarjeve, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar duke i quajtur përkrahësit e Trump-it si “terroristë”, të cilët kanë shkaktuar trazira duke lënduar numër të madh personash.
Ndryshe, mbështetësit e Donald Trump hynë në ndërtesën e Kongresit, që u detyrua të ndërpriste urgjentisht një seancë të jashtëzakonshme që synonte të vërtetonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale./Gazeta Sinjali/