As oborri i shtëpisë duket se nuk është më një vend i sigurt për ta parkuar veturën.
Kështu të paktën i rezultoi një banori të fshatit Rakosh të Istogut, të cilët iu vodh vetura në oborrin e shtëpisë, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda policisë se ky banor ka raportuar se rreth orës 02:00 pas mesnatës së të shtunës, në oborrin e shtëpisë së tij është futur dikush dhe ia ka vjedhur veturën e tij të tipit “Opel Zafira” me targa vendore.
Përveç veturës, ai u ka thënë hetuesve policorë, se atij po ashtu i janë vjedhur edhe dy krerë gjedhe (bika).
Sinjali merr vesh se ende nuk është arrestuar askush për këtë rast, mirëpo hetimet janë duke vazhduar ende./Gazeta Sinjali/