Është zbardhur identiteti i drejtuesit të mjetit që është vrarë në shpërthimin me tritol që ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Saukut, në Tiranë.
Bëhet me dije se ai quhet Aleksandër Sadikaj , i cili vdiq në spital.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe grupi hetimor që po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia ka njoftuar se si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A.S. ka ndërruar jetë në spital.
“Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.