Iran Badallajt nga fshati Zhur i komunës së Prizrenit, i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Masa e vazhdimit të paraburgimit do të llogaritet prej datës, 27.02.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 27.03.2020.
Kujtojmë se në shtëpinë e të dyshuarit në Zhur, vdekjen e gjeti polici Sami Thaqi dhe u lënduan rëndë dy zyrtarë tjerë të policisë, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj. Lënime trupore mori edhe një fëmijë si pasojë e eksplozivit që shpërtheu gjatë kohës sa policët po bastisnin shtëpinë e Badallajt./Gazeta Sinjali/