image I theu telefonin tifozit, Ronaldo kërkon falje: E ftoj në Old Trafford ndeshjen e radhës

Futboll

I theu telefonin tifozit, Ronaldo kërkon falje: E ftoj në Old Trafford ndeshjen e radhës

news image

Cristiano Ronaldo shprehu mllefin e tij pas humbjes si mysafir ndaj Evertonit.

Man United pësoi humbje ndaj Evertonit 1-0 si mysafir, duke bërë kështu një hap tjetër fals në luftën për Top katërshe, shkruan Sinjali Sport.

Pas përfundimit të ndeshjes, teksa Ronaldo po dilte nga stadiumi, ai u konfrontua me një tifoz, të cilit siç shihet në një video të postuar, ia kishte thyer telefonin.

Pas këtij incidenti, ka reaguar ylli portugez, duke i kërkuar falje tifozit, madje ai e ka ftuar që jetë tifoz nderi në Old Trafford ndeshjen e ardhshme.

“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur.

“Do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një lojë në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”, shkroi ai në “Facebook”.

/GazetaSinjaliSport/