Një 19-vjeçare nga Anglia për pak u verbua për shkak të një incidenti gjatë vendosjes së qerpikëve fals.
Lainey Palmer u detyrua të shkonte në spital për mjekim, pasi qerpikët iu ngjitën në sy.
Sipas saj, fajin e kishte një kursante që iu vetofrua për t’i vendosur zgjatuesit e qerpikëve falas, pasi ajo kishte punuar si modele vullnetare në një sallon bukurie.
“I thashë tre herë që të ndalonte sepse po më dhembte, por ajo nuk më dëgjoi”, tregon Lainey nga Essex.
Ajo u bën thirrje vajzave të reja të kenë kujdes së çfarë produktesh hedhin në sy dhe kush ua vë ato.
Mësuesja e hipizmit tha se qerpikët e saj nuk do t’i rriten më. Por të paktën ndihet me fat se nuk humbi shikimin./Gazeta Sinjali/