Më 29 gusht të këtij viti, një person i gjinisë mashkullore ka deklaruar se po shkonte në Prishtinë për të kërkuar punë, por që nga ajo kohë të afërmit nuk dinë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij.
Rastin e ka paraqitur dje në polici miku i personit të zhdukur.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR…Rr. Gëzim Sahiti, Ferizaj 29.08.2020-14:00. Më datë 25.09.2020, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga data e lartcekur nga shtëpia kishte dal miku i tij i cili para se të largohej kishte deklaruar se po shkon në Prishtinë për të kërkuar punë. Deri me tani nuk dihet vendndodhja e tij. /Gazeta Sinjali/