image I sulmoi dhe iu shkaktoi lëndime, pesë persona në Podujevë e mbysin me mjete pune qenin endacak

Sinjalizime

I sulmoi dhe iu shkaktoi lëndime, pesë persona në Podujevë e mbysin me mjete pune qenin endacak

news image

Foto ilustruese


Qytetarët e Kosovës çdo ditë përballen me qentë endacak të cilët ndër vite vazhdojnë të jenë kërcënim për ta. Në disa raste qytetarët arrijnë t’i shpëtojnë sulmeve të tyre, e në disa të tjera e pësojnë tejet rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundmi, me sulm nga një qen endacak janë sulmuar pesë persona në fshatin Sfeçël të Podujevës.

Siç merr vesh Sinjali, personat që u sulmuan iu kundërpërgjigjen sulmit, duke e goditur qenin me mjete të punës derisa i njëjti ka ngordhur.

Pas lëndimeve, të sulmuarit janë dërguar në Emergjencë ku pranuan ndihmë mjekësore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut te Përgjithshëm”.

/GazetaSinjali/