Dje në Drenas është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka kanosur zyrtarin policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe në trafik, ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/