image I rrotulluan veturat e EULEX-it, Gjykata merr vendim ndaj Glauk Konjufcës dhe aktivistëve të LVV-së

Politikë

Drejetësi/ I rrotulluan veturat e EULEX-it, Gjykata merr vendim ndaj Glauk Konjufcës dhe aktivistëve të LVV-së

news image

Gjykata Themelore e Prishtinës sot i ka hedhur poshtë akuzat për rastin e rrotullimit të xhipave të EULEX-it në vitin 2011-212 nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje me në krye nënkryetarin e kësaj partie dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën.

Gjykata ka vendosur që ta pushojë procedurën penale, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca dhe deputetët e LVV-së, Xhelal Sveçla e Sali Zyba akuzoheshin se ishin përgjegjës për rrotullimin e veturave zyrtare të misionit ndërkombëtar.

Për këtë rast akuzoheshin edhe disa aktivist të VV-së, siç është edhe ish-aktivisti Rron Gjinovci, i cili e publikoi vendimin. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/rronigj/posts/10157864005424598