Policia kanë arritur ta arrestojnë një pilot që vodhi një aeroplan të shtunën dhe kërcënoi se do ta përplaste mbi një lokal të Walmartit në qytetin Tupelo të Mississippi, tani ai do të akuzohet për vjedhje dhe kërcënime terroriste.
Cory Patterson, 29-vjeç, vodhi aeroplanin me dy motorë C90 të kompanisë Beachcraft King Air që ishte i mbushur plotë me kerozinë dhe u ngrit në ajër nga aeroporti i Tupelos rreth orës 5 të mëngjesit, ku menjëherë reaguan ekipet emergjente që i kërcënonte se do të përplaset mbi një lokal të Walmartit.
Në porosinë e shkruar në Facebook rreth orës 9:32 të mëngjesit që tashmë është shlyer, Patterson i ka kërkuar falje familjes së tij.
“I kërkoj falje të gjithëve. Kurrë nuk kam dashur të lëndoj askënd. I dua prindërit dhe motrën, ky nuk është faji i juaj. Lamtumirë”, ka shkruar Patterson në Facebook.
Në një konferencë për media, shefi i policisë së Tupelos, John Kwak, ka thënë se Patterson me gjasë nuk ka qenë pilot i trajnuar dhe se i dinte vetëm disa gjëra bazike.
Ndërkaq, ekipet për negocim kishin arritur të vënë kontakt me të, dhe ta bindin që të ateroj me ndihmën e një piloti që i jepte instruksione, pasi nuk dinte se si duhet zbritur në tokë fluturaken.
Currently we have a 29yr old who stole this plane & is threatening to crash it into something. Polices ,ambulances ,& fire trucks are everywhere. Everything is shutdown rn pic.twitter.com/AzebdIa3tP
— City King (@CityKing_Gank_) September 3, 2022
Edhe pse arsyeja e vjedhjes së aeroplanit akoma nuk dihen, por Kwaka ka premtuar se policia do t’i hetojë të gjitha pistat që mund të kenë lidhje me këtë rast, raporton Fox News.