image I riu me të kaluar kriminale që vodhi arkën e skamnorëve në Prizren, ishte arrestuar më parë edhe për grabitje

Siguri

I riu me të kaluar kriminale që vodhi arkën e skamnorëve në Prizren, ishte arrestuar më parë edhe për grabitje

news image

Sot ka rënë sërish në prangat e Policisë i riu Kristian Prenqi nga Prizreni, i cili ka të kaluar kriminale. Policia arrestoi Prenqin, pasi i njëjti u denoncua për vjedhjen e arkës së skamnorëve në një lokal të Prizrenit. Me vendim të prokurorit, lidhur me këtë rast, atij iu caktua masa e ndalimit për 48 orë.

Por ky nuk është rasti i vetëm, për të cilin dyshohet 31-vjeçari.

Prenqi kishte përfunduar në Polici edhe në qershor të vitit të kaluar, si i dyshuar për grabitjen e arkës në një lokal.

Atëkohë, Prenqi, pak para mesnatës kishte hyrë në lokalin ‘Tobaco Shop”, në të cilin kishte grabitur arkën me rreth 250 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Për të shpëtuar atë natë, derisa punëtori i lokalit ku kreu grabitjen po e ndiqte, Prenqi ia kishte nxjerrë thikën duke i thënë viktimës që të mos afrohet.

Sipas Policisë, ai ka dosje kriminale, për vepra të ndryshme që kishte kryer në të kaluarën.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/