Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata, herë pas here po sjell projekte të reja dhe kështu po vazhdon edhe me mbrëmje muzikore, shkruan Sinjali.
Duke e ditur se Elvana është njëra nga artistët që ka vite në skenë, nuk ka se si të mungojnë fansat e saj në këto mbrëmje.
Mirëpo, krahas numrit të njerëzve ajo shpesh edhe befasohet nga ta, ku së fundmi edhe i ‘është propozuar’ martesë.
Derisa, Elvana po kërcente në skenë, një fans i është afruar dhe i ka treguar unazën duke i propozuar. Këngëtarja ka reaguar e habitur duke bërë një reagim epik.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor i Elvana Gjatës është “Ex” në bashkëpunim me DJ Gimi dhe Bardhin./GazetaSinjali/