Një ish-ushtarak ukrainas i ka prerë hundën dhe buzët babait të tij dhe ka luftuar me policinë të cilët shkuan ta arrestonin.
Babai i 36 vjeçarit kishte arritur të largohej nga shtëpia, për ta lajmëruar policinë.
Mirëpo, policia në vendin e ngjarjes u përballë me gjuajtje të shumta me armë nga i dyshuari, i cili pastaj edhe u dorëzua.
Babai 55 vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pas incidentit të rëndë në fshatin Domanevka në rajonin Mykolaiv.
Policia ukrainase tha se shtëpia e tij ishte e mbushur me eksplozivë të kontrolluar me valë radio, me armë të ndryshme, bomba, detonatorë, municione dhe veshje luftarake.