Dezertimi në masë i ushtarëve rusë ka detyruar presidentin, Vladimir Putin, të aktivizojë ekipet e ekzekutorëve për të qëlluar pa paralajmërim ndaj çdo personi që largohet nga lufta në Ukrainë.
Tirani rus priste një fitore të shpejtë dhe pa mundim kur urdhëroi nisjen e ofensivës një muaj më parë, por forcat e tij hasën në rezistencën e mirëpërgatitur të ushtrisë ukrainase, shkruan A2CNN.
Shërbimet sekrete të sigurisë në Ukrainë tregojnë se shumë ushtarë rusë që kanë arrestuar tregojnë se janë munduar të shpëtojnë nga këto skuadra vrasësish që i kanë ndjekur këmba-këmbës.
Sipas Daily Mail, për të ndaluar dezertimin e ushtarëve rus janë dërguar dhe forcat speciale çeçene.