image I mori mbi 200 euro nga një femër dhe nuk ia ktheu më, arrestohet një person në Lipjan

Siguri

I mori mbi 200 euro nga një femër dhe nuk ia ktheu më, arrestohet një person në Lipjan

news image

Është arrestuar një person në Lipjan pasi që i njëjti dyshohet për mashtrim, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se i dyshuari i kishte marrë 259.90 euro nga një femër për të blerë një truall dhe nuk ia kishte kthyer më.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po iniciohet si “Mashtrim”.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:20, në Lipjan./GazetaSinjali/