image I morën vizat një ditë para sfidës për në Sarajevë, Kuka: Sfida të tilla po na bëjnë më të fortë

Sporte Luftarake

I morën vizat një ditë para sfidës për në Sarajevë, Kuka: Sfida të tilla po na bëjnë më të fortë

news image

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka folur për pjesëmarrjen e suksesshme të xhudistëve në Kampionatin Evropian për U23, që u mbajt në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinë.

Megjithëse, Kuka potencoi se vizat për të marrë pjesë në këtë kampionat, i kanë marrë vetëm një ditë para udhëtimit.

Ai shtoi se kjo nuk i pengoi që të arrijnë suksese, pasi Laura Fazliu u shpall kampione evropiane në kategorinë deri në 63 kilogramë.

“Për një ditë të mirë …Pas finales me Kampionen Evropiane! Laura Fazliu 63 kg. Edhe pse viza na u dha një ditë para udhëtimit për hyrje në Bosnë diçka që nuk u duk aspak rastësisht atje prapë Kosova u shqua fortë me rezultat e performansë!”, ka shkruar Kuka.

Trajneri shtoi se këto sfida po i bëjnë edhe më të fortë.

“Sfida të tilla po na bajnë më të fortë dhe xhudo do vazhdoj të jep për forcimin e imazhit të vendit kudo nëpër Botë!”.

/GazetaSinjaliSport/