image I mituri ushtron dhunë fizike ndaj nënës së tij në Mitrovicë të Veriut, ik nga shtëpia

Siguri

I mituri ushtron dhunë fizike ndaj nënës së tij në Mitrovicë të Veriut, ik nga shtëpia

news image

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur Mitrovicën e Veriut, ku një grua e ka denoncuar djalin e saj për dhunë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima ka deklaruar se djali i saj i mitur e ka ofenduar dhe më pas e ka sulmuar fizikisht.

I dyshuari me të kryer veprën është larguar nga shtëpia për në drejtim të panjohur dhe nuk dihet gjë për vendndodhjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Sulm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

/GazetaSinjali/