Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gojbulë të komunës së Vushtrrisë, ku dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktimat janë i mituri Shkëlqim Pllana 17-vjeçar dhe Malsor Pllana 19-vjeçar.
Sipas burimeve, Shkëlqimi i cili po drejtonte veturën, ka humbur kontrollin mbi automjet si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Pasionin e tij për veturat dhe shpejtësinë ai e shfaqte edhe në rrjete sociale, ku vazhdimisht në TikTok publikonte video duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe duke bërë manovra të rrezikshme.
Atij nuk i kishin munguar as dënimet nga Policia.