image I mituri plagoset nga bashkëmoshatari i tij në një shkollë

Botë

I mituri plagoset nga bashkëmoshatari i tij në një shkollë

news image

Një i mitur ka mbetur i plagosur rëndë të enjten brenda një shkolle Memphis Tennesse, shkruan Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë rast policia ka arrestuar një adoleshentë tjetër që besohet se ishte i dyshuari kryesor.

Policia ka identifikuar të plagosurin dhe autorin e sulmit si djem 13 vjeçarë, të cilët ishin nxënës të shkollës ku ndodhi rasti.

Pas këtij rasti shkolla është mbyllur dhe nxënësit u dërguan me autobus në një kishë aty pranë për t’u ribashkuar me prindërit, shkruan Indianexpress, përcjell Gazeta Sinjali.

I mituri i plagosur i është nënshtruar një operacioni dhe pritet për t’u shëruar.

I dyshuari u largua nga shkolla pas të shtënave, por më vonë u dorëzua në një zonë policore.

Ai pritet të akuzohet për tentativë kriminale të vrasjes së shkallës së parë dhe të dërgohet në gjykatën për të mitur./GazetaSinjali/