image I mituri në Shtërpcë tenton ta dhunojë të miturën

Siguri

I mituri në Shtërpcë tenton ta dhunojë të miturën

news image

Vetëm dje Sinjali raportoi për dhunimin e dy të miturave nga dy burra në rajonin e Ferizajt. Por ngjarjet e tilla, të trishta nuk po kanë të ndalur.

Sinjali mëson se një dhunim në tentativë ka ndodhur dje, në fshatin Brod të Shtërpcës, rreth orës 21:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj, njoftuan se e kanë kapur një djalë të mitur i cili tentonte ta dhunonte një vajzë të mitur.

Lidhur me këtë ngjarje, këto burime bënë me dije se viktima e mitur, është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “dhunim në tentativë”.

/GazetaSinjali/