image E mitura në Mitrovicë raporton në Polici se u sulmua seksualisht nga i dashuri

Siguri

E mitura në Mitrovicë raporton në Polici se u sulmua seksualisht nga i dashuri

news image

Një e mitur në Mitrovicë ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari me të cilin është në lidhje dashurie, derisa ishte në shtëpinë e tij, shkruan Sinjali.

Sipas viktimës, i dyshuari fillimisht e ka kërcënuar me thikë dhe e ka sulmuar fizikisht e pastaj ka tentuar ta dhunojë seksualisht.

Mirëpo, viktima ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes dhe është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim  të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/