Fjolla Morina bashkë me burrin e saj shijuan pushime në Maldive gjatë vitit të kaluar pa paguar as 20 për qind të parave. I gjithë udhëtimi u aranzhua nga një kompani e fluturimeve, ndaj të cilës burri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla ka detyrim në vlerë prej 21 mijë eurosh.
Në lidhje me këtë është hapur edhe rast në Polici si ‘mashtrim’.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku thuhet se rasti është hapur nga pronari i agjencionit turistike.
“Sipas ankuesit i dyshuari kishte kryer vetëm një pjesë të pagesës. Kur ankuesi kishte kërkuar pagesën e pjesës së mbetur të borxhit, i dyshuari e kishte kanosur atë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet“, thuhet në njoftim.