Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një grabitje në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku disa persona dyshohet se i kanë lidhur anëtarët e një familje dhe më pas i kanë grabitur.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 20:30.
Sinjali raportoi se viktimat që u lidhën nga të dyshuarit kanë mbiemrin Podrimçaku.
Të dyshuarit sipas burimeve të Sinjalit shkuan deri te shtëpia që e grabitën me një veturë të tipit pick up, ndërsa viktima që u lidhën dhe u grabitën nga ta e kanë mbiemrin Pdrimçaku.