image I lëkundet karriga Solskjaerit, mediat angleze zbulojnë tre kandidat serioz për ta zëvendësuar

Futboll

I lëkundet karriga Solskjaerit, mediat angleze zbulojnë tre kandidat serioz për ta zëvendësuar

news image

Humbja shokuese e Manchester United kundër Young Boys mund t’i kushtojë shtrenjtë trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas mediave angleze, trajneri norvegjez rrezikon shkarkimin, nëse nuk arrin që të përmirësojë rezultatin zhgënjyes të javës së fundit në Champions League.

Sipas “Daily Express”, tre janë kandidatët më potencial për të zënë vendin e tij te United. Bëhet fjalë për Antonio Conten, Brendan Rodgers dhe Zinedine Zidane.

Strategu francez është emri më i mundshëm, duke parë raportet shumë të mira që ka me Ronaldon dhe Varane, me të cilët ka punuar më parë te Real Madridit.

Ndërkohë Zidane mund të stërvit edhe Pogba, i cili ishte një nga dëshirat e mëdha kur ishte pjesë e madrilenëve, por që asnjëherë nuk u realizuar. /Gazeta Sinjali Sporti/